Sot  Në një atmosferë të zymtë , si kurrë më parë  delegacioni i BDI-së i përbër nga Shefi i Shtabit Qendror Zgjedhor, Bekim Neziri, koordinatori i zonës së 6  nënkryetari  Nevzat Bejta, zëvendëskryeministri Fatmir Besimi, ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi, ai i Pushtetit Lokal, Lirim Shabani, ministri i Ekologjisë, Nurhan Izairi, zëvendës ministri i Punëve të Brendshme Zemri Qamili, deputetë si dhe funksionar tjerë partiak,  u pritën nga një numër tejet i vogël  i  anëtarëve dhe simpatizantëve të BDI-së  në me rastin e hapjes solemne të Shtabit komunal në Komunën e Tearcës dhe Jegunovcës.

Shefi i Shtabit Qendror Zgjedhor i BDI-së, Bekim Neziri uroi hapjen e këtyre dy shtabeve dhe njëherë theksoi se BDI në të gjitha degët e saj ka formuar shtabet zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

“Këto zgjedhje janë më të rëndësishme nga viti 2002. Muajve të fundit të gjithë na sulmojnë, na etiketojnë, manipulojnë dhe dezinformojnë, me qëllim të na dëmtojnë neve, dhe përmes neve ti dëmtojnë shqiptarët”

“Na akuzojnë se kemi bërë pak, me 21 shkurt në Gostivar, në një takim të madh me qytetarë, do të tregojmë se cka kemi bërë nga 2014 deri sot, se çka kemi realizuar së bashku me shqiptarët gjatë kësaj periudhe, nën një tension të madh që krijoi kriza politike, të cilën nuk e kemi shkaktuar ne”.  Tha Neziri .

Ndërsa, duke iu drejtuar të pranishmëve, nënkryetari i BDI-së dhe njëherit koordinator i zonës së 6 zgjedhore, Nevzat Bejta  nuk harroj që edhe kësaj rradhe të  ”THUR LAVDE”  për sukseset e BDI-së , ku ndër të tjera  theksoi se  BDI është e përgatitur për zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen më 24 prill. Nënkryetari Bejta para të pranishmëve tha se; ”BDI ka realizuar projekte të shumta”  , por harron që tu tregoj  shqiptarëve se edhe ato pak projekte  qe i kanë realizuar  janë projekte të bashkëfinancuara nga vetë  qytetarët, të cilët  bashkë me mërgimtaret  kanë ndarë mjete  për tu realizuar ato pak   projekte që këta zotërinjë sot, pa fije turpi nuk pritojn ti përvetësojnë. Rasti më eklatant  që më së miri e ilustron paaftësinë totale të këtyre   ministrave që janë mbledhur sot në Komunën e Tearcës, është edhe kërkesa  e Kryetarit të Komunës deri te  bashkëatdhetarët me punë të përkohshme  në botën e jashtme për të tubuar mjete për të ndërtuar një park  në një  qendër të një fshati të kësaj komune ,

Me këtë rast fol.mk  e pyet Shefin e shtabit të BDI-së, se mos vallë edhe kjo far pjese e këtij dokumenti është manipulim ose dezinformatë, apo ndoshta “qëllim për tu  dëmtuar juve” dhe ndihmuar popullatën të clirohen nga ju  manipulant?!/fol.mk

parkuaut fol