Ish- Përfaqësuesi Politik i UÇK-së,  njëherit kryetar i BDSH-së, Bardhyl Mahmuti, pritet ti rikthehet skenës politike në Maqedoni.

Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare ai pritet ti bashkohet Aleancës për Shqiptarët, koalicion i cili drejtohen nga liderët, Ziadin Sela e Vesel Memedi.

Lajmi është konfirmuar nga Sekretari i LR-PDSH-së, Arben Taravari.

“Me 17 edhe Bashkimi Demokratik Shqiptar nga Bardhyl Mahmuti do bashkohet me LR PDSH-në dhe me këtë “Aleanca për Shqiptarët” bëhet edhe një forcë më e madhe dhe respektabile në skenën politike para zgjedhjeve” ka theksuar Taravari.

Sipas Taravarit deri në zgjedhjet parlamentare do të tentohet që të arihet një bashkëpunim sa më i madh opozitar me qëllim të arritjes së fitores sepse deri më tani, sic thotë ai BDI dhe PDSH janë marionet e VMRO-së