Ajo që edhe dihej prej shumë kohëve , se BDI-së lodhur nga pushteti, i mungon kreativiteti dhe dija, vërtetohet më së miri përmes krahasimit të këtyre dy fotografive të mëposhtme.

Para do kohe, kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari, në një nga shëtitoret e qytetit shpalosi obeliskun e gdhendur me emrin e qytetit të G♥️STIVAR-it, vepër kjo artistike që më të vërtet i dha  shije të këndshme shëtitores rreth lumit.
Ndërkohë, të njëjtën vepër artistike që e ideoi Taravari për qytetin e tij, pa fije turpi e kopjoi edhe Kryetari i Strugës Ramiz Merko  nga radhët e BDI-së, i cili  të njëjtën përmbajtje dhe pamje I♥️STRUGA e vendosi në rreth rrotullimin në hyrje të Strugës.
Andaj me të drejtë shtrohet dilema e mungesës së dijes dhe kreativitetit e njerëzve të BDI-së, të plakur dhe të lodhur nga pushteti, që pas gati 18 vjet qeverisje duhet të përshëndetën me pushtetin duke ua hapur rrugën të rinjve që kanë dijen dhe guximin për tu prijë shqiptarëve.

© fol.mk