Dita e shtunë është caktuar si dita e javës ku dyert e selisë së Bashkimit Demokratik për Integrim, dega në Gostivar, janë të hapura për anëtarësinë dhe qytetarë, si dhe për realizim të takimeve me strukturën dhe funksionarët partiak, njoftoi dega e partisë në Gostivar.

Siç njoftojnë nga kjo degë dita e djeshme u karakterizua me nismën për krijimin e grupit të punës për fillimin e parapërgatitjeve për fushatën e zgjedhjeve lokale të muajt maj.

Me këtë rast u vendos që në grupin e punës që i paraprin formimit të Shtabit Komunal Zgjedhor të degës së BDI-së në Gostivar, të përfshihet drejtuesit e Këshillave Vendore nga të gjitha vendbanimet e Komunës së Gostivarit, me qëllim që të përfshihen të gjitha zonat dhe strukturat partiake në drejtim të sugjerimeve, propozimeve, vërejtjeve në përgatitje e programit zgjedhor 2017 – 2021 dhe me të cilin do të garohet në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Të pranishmit dhanë propozimeve të dobishme për krijimin e strategjisë për prezantimin sa më të denjë të punëve të realizuara në mandatit 2013 – 2017 në Pushtetin Lokal të Gostivarit, si dhe përpilimin e programit zgjedhor për mandatin e ri 2017 – 2021.

Në mbledhje u konstatua që fillimi i aktiviteteve plotë katër muaj para zgjedhjeve lokale, është periudhë e mjaftueshme për përgatitjet parazgjedhore të kandidatit për kryetar komune dhe kandidatëve për këshilltar komunal nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim.

U vendos që mbledhjet të jenë të vazhdueshme dhe të shpeshta, duke ndarë dhe realizuar përgjegjësi konkrete në drejtime, respektivisht sektorë të caktuara që do të funksionojnë në suaza të Shtabit Komunal Zgjedhor.