Bashkimi Demokratik për Integrim vazhdon  t’i sulmoj  dhe të shpif ndaj mediave shqiptare në Republikën e Maqedonisë. Çdo lajm që plasohet, nëse nuk i shkon për shtati këtij subjekti politik e quan shpifje.

‘Këshilltari’ i Ahmetit Artan Grubi në vend se të ndihmoj mediat shqiptare, merr të drejtën ti shajë gazetarët shqiptarë, të cilët punojnë në kushte jashtë zakonisht të vështira, pa asnjë mbështetje shtetërore.

Derisa mediat maqedonase kanë marrë miliona nga arka e shtetit, politikanët shqiptar mediokër heshtin.

Me, çfarë të drejte ky këshilltar demanton një burim të medias, i cili është i konfirmuar mirë para se të lansohej për botim.

Ndoshta, ai bën presion që burimin e njëjtë ta mësojë, ndoshta nuk e dinë se burimet e gazetarëve mbrohen edhe me Kodin Penal të këtij shteti.

Redaksia e lajmeve INA, i bënë me dije argatëve të BDI-së se kot mundohen ta shuajnë fjalën e lirë në këtë shtet të kriminalizuar.

Pas raportimit të agjencisë së lajmeve INA se lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti dhe Fazli Veliu do të jenë dëshmitarë në gjykatën speciale, këtë lajm e ka demantuar këshilltari i vetë Ali Ahmetit, Artan Grubi.

Ai ka thënë se kreu i BDI-së dhe Veliu nuk kanë pasur asnjë kontakt dhe nuk kanë të bëjnë më punët e Gjykatës Speciale.

“Këto janë gazetarët që gjithë natën mendojnë se çfarë sherri te bëjnë ditën. Gati se te gjitha shkrimet në këto 3-4 portale të Maqedonisë janë të pasakta kur behet fjale për BDI-në dhe kanë për qellim të mashtrimit”, është shprehur Grubi ndër të tjera. (INA)