13912462_10210698458646250_2120224332605670990_n.jpg

Banorët rrëfejnë se kanë mbetur pa mjete higjienike dhe pa rrymë, dhe për këtë shkak edhe është vështirësuar pastrimi dhe higjiena personale, me çka rrezikohen nga paraqitja e ndonjë epidemie. Rryma në Hasanbeg thonë që nuk do të lëshohet një kohë të gjatë, ndoshta 2 jave do të jemi pa rrymë, tmerr situate, na kanë lënë keq vallahi, askush s’po na ndihmon nga institucionet shprehet banorët e Hasanbegut.

Ne flemë nëpër dhoma me baltë. Është shumë vështirë sepse uji prej 2 metrash më ka trishtuar. Tash kemi mungesë të ushqimit, dhe veshmbathjes”, tha Ardian Mamuti, banor i Hasangebut.

 “Ujë nuk kemi askund. Po shfrytëzojmë ujin e kanalizimit për pastrim, por nuk është për të pirë. Nuk kemi të hamë as me pi 4 fëmijë kemi këtu. Nuk kemi ku të shkojmë dhe nuk kemi ndihmë prej askujt. Nuk kemi as ujë as rrymë si të jetojmë, jemi 7 anëtarë”, u shpreh Sabile Mamuti, banor. 

Nga përmbytjet ata thonë se nuk kanë banjo për të kryer nevoja higjienike personale. “Pa ujë ma rrymë jemi jetojmë në tavan nuk e di se kur do të na dalin në ndihmë. Asgjë nuk kemi, bile dhe banjon që e kishim nuk mundemi ta shfrytëzojmë më”, tha Sherif Mamuti, banor.

Ndërkohë që Degët e Lëvizjes për reforma PDSH organizojnë aksion humanitar për mbledhjen e ndihmave të ndryshme në shenjë solidarizimi me banorët e vendeve të prekura nga kjo fatkeqësi e madhe. Ata apelojnë që ndihmat mundësisht të jenë në: pajisje higjienike për larje dhe pastrim, mjete ndriçuese qirinjë, veshëmbathje, batanije si dhe produkte ushqimore vetëm të konservuara. Ndihmat do të grumbullohen nëpër punkte të caktuara, në çdo qytet nga 2 punkte. 

Tetovë:      pranë Pallatit të Kulturës (Sheshi i qytetit)

                   pranë Xhamisë së larme (në afërsi të Kipperit)

Gostivar:   pranë Pallatit të Kulturës

Kërçovë:    pranë Restorant Roma

                    në lokalitetin e njohur si Breza

13950634_1383328061683377_1409868253_o 13950727_10157197384015231_1650280613_o

13978374_1383338138349036_964615805_o