Liderët e Bashkimit Evropian dhe Japonisë në video konferencën e sotme konfirmuan partneritetin strategjik për zgjidhjen e çështjeve globale, duke theksuar se do të vazhdojnë të intensifikojnë marrëdhëniet e ngushta dypalëshe.

“Partneriteti strategjik në mes BE-së dhe Japonisë bazohet në bashkëpunimin afatgjatë dhe vlera të përbashkëta, ndërsa shënon sukses në shumë fusha kryesore, përfshirë bashkëpunimin politik, tregtinë dhe investimet, transformimin digjital, mbrojtjen e klimës dhe sigurinë”, thuhet në kumtesën e përbashkët të BE-së dhe Japonisë.

Kryeministri japonez, Shinxo Abe dhe përfaqësuesit e Këshillit Evropian, Sharll Mishel si dhe të Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen e theksuan rolin e rëndësishëm të partneritetit në mes Japonisë dhe BE-së në rikuperimin nga pasojat e pandemisë së Kovid-19.

Në kumtesën e përbashkët theksohet se solidariteti global, bashkëpunimi dhe multilateralizmi efektiv është i nevojshëm për shërimin ekonomik si dhe për të mposhtur virusin.

Liderët e konfirmuan përkushtimin e tyre për bashkëpunimin global dhe financimin e vazhdueshëm të ilaçeve antivirale, diagnostikimit, trajtimit dhe vaksinave të jenë në dispozicion për të gjithë.Tokio dhe Brukseli theksuan vendosmërinë e tyre për të siguruar që rimëkëmbja ekonomike bazohet në parimet e ekonomisë së rinovueshme, të qëndrueshme dhe të rezistencës.

Abe, Mishell dhe fon der Lajen kanë bërë thirrje për përmbajtje nga kufizimet e panevojshme të udhëtimit dhe eksportit.