Këngëtarja e njohur shqiptar në botë, Bebe Rexha do të vjen në Shqipëri, shkruan Gazeta Metro.

Bebe Rexha ka publikuar një video në instagram ku ka treguar se do të vjen për ta ndihmuar Shqipërinë pas tërmeteve të rënda që ka pësuar.

Këngëtarja me fam botërore po ashtu ka treguar se tani ka hapur një fondacion për dhurimin e parava që do të shkojnë në drejtim të familjeve në Shqipëri.
“JU LUTEMI NDIHMOJENI SHQIPËRINË. Unë personalisht do të fluturoj për në Shqipëri për t’u siguruar që paratë janë vënë në përdorim të mirë. Lidhja është në bio-në në faqen time lart”, ka shkruar Rexha.