Bahtiri thotë se në Mitrovicë, VV synon fitore më të lartë se 65 %.
Lojës me shifra për zgjedhjet e 14 shkurtit i ka hyrë edhe kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri.
Ai me anë të një postimi në Facebook ka bërë të ditur se sot ka mbajtur takim me strukturat e partisë në komunën e Mitrovicës.
Bahtiri shtoi se mobilizimi është i atillë, ku në zgjedhje në Mitrovicë synohet fitore prej 65 %.
Postimi i plotë:
Sot, mbajtëm takim me strukturat e Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, ku aktivistët dhe anëtarët shprehen një gatishmëri të jashtëzakonshme për t’u përgatitur fuqishëm për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen me 14 shkurt.
Së bashku u dakorduam që të mobilizohemi në çdo fshat e çdo lagje, në mënyrë që në zgjedhje të arrijmë fitore më të lartë se 65% të votave në Mitrovicë.
Fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ardhja e Albin Kurtit në krye të Qeverisë është e pashmangshme dhe e domosdoshme.