Ambasadori amerikan në Maqedoni, Xhes Bejli, vlerëson se është mirë që partitë politike dhe të gjitha institucionet të punojnë në largimin e pengesave për punën normale të Prokurorisë Speciale Publike, Parlamenti të punoje normalisht dhe të vazhdoje zbatimi i Marrëveshjes së Përzhinos.

“I nxisim të gjithë partitë politike dhe institucionet që të punojnë në mënjanimin e pengesave për PSP-në. Kjo gjë është shumë e rëndësishme për marrjen në përgjegjësi për përgjimet dhe bisedat që dolën prej tyre”, deklaroi ambasadori Bejli.

Në të njëjtin kohë, shtoi Bejli, është shumë me rëndësi edhe puna normale e Parlamentit.

“Ashtu si tha Bashkimi Evropian dje, përgjegjësia e partive është që të vazhdojnë ta zbatojnë Marrëveshjen e Përzhinos dhe ta lëvizin Maqedoninë drejt anëtarësimit në BE dhe në NATO”, potencoi ambasadori amerikan Xhes Bejli.