Rilindja Demokratike Kombëtare ka qenë mjaft konsistente në qëndrimin e saj jo vetëm rreth listës zgjedhore, por ndaj tërrë kodit zgjedhor në përgjithësi. Partitë nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinës në kontinuitet kanë bë lojëra të ulëta me kodin zgjedhorë dhe e gjitha në kurriz të vendit dhe popullatës, ndërsa edhe më tutje vazhdojnë të bëjnë të njëjtën gjë, duke menduar vetëm për interesat partiake. Debati i pafundmë rreth listës zgjedhore është një shembull eklatant i këtyre lojërave të ulëta, dhe nëse këta parti politike sinqerisht dhe seriozisht dëshirojnë të zgjidhin listën e votuesve atëherë le të pranojnë idenë e votimit nëpërmes shenjave të gishtrinjëve.

Votimi nëpërmes shenjave të gishtrinjëve me automatizëm do të zgjidh tërë problematikën e listës së votuesve sepse atëherë aspak nuk ka nevojë për kontrolle të mëtutjeshme dhe as që do të ketë nevojë të shlyejnë dikend nga kjo listë. Në këtë rast, lista aktuale zgjedhore nuk do të jetë aspak problem për asnjë parti politike sepse manipulimi bëhet te votimi, dhe jo sa është numri i votuesve në listën zgjedhore. Lista zgjedhore është e rëndësishme vetëm nëse nuk pranohet votimi nëpërmes shenjave të gishtrinjëve, sidomos kur bëhet fjalë për zgjedhje parlamentare ose lokale. Rilindja Demokratike Kombëtare kërkon që ti thuhet mjaft lojës me listën zgjedhore, dhe nëse 4 partitë politike janë serioze në këtë drejtim atëherë lë të pranojnë votimin nëpërmes shenjave të gishtrinjëve.

©fol.mk