Të dyja janë shprehur “parimisht” pro një koalicioni i cili si parim udhëhiqet me “barazinë” mes dy partnerëve qeveritar shqiptarët me maqedonasit

Partitë parlamentare shqiptare, BESA e ALEANCA PËR SHQIPTARËT, po presin epilogun e kryesisë së BDI-së, para se të flasin se a e përkrahin si partner eventual. Partia që fitoi 10 deputetë në zgjedhjet e 11 dhjetorit, duhet të vendos mes përmbajtjes së kushteve për hyrje në qeveri me VMRO-DPMNE, e cila refuzon të pranoj vazhdimin e mandatit të Prokurorisë Speciale dhe dygjuhësinë. Këto dy kushte janë të artikuluara edhe në deklaratën e përbashkët, të cilën e përkrahin edhe BESA&ALEANCA

Dy partitë kanë tetë mandate bashkë, dhe të dyja janë shprehur “parimisht” pro një koalicioni i cili si parim udhëhiqet me “barazinë” mes dy partnerëve qeveritar, shqiptarët me maqedonasit! Flakron Bexheti, i Aleancës thotë për TV21 se “urojmë dhe shpresojmë që BDI të marr vendimin më të mirë të mundshëm i cili do të jetë në favor të deklaratës së përbashkët të partive politike. Gjithashtu do të reflektoj edhe vetë vullnetin dhe arsyen politike të anëtarësisë së vet”!

Nga Besa, i janë përgjigjur redaksisë së TV21 se pa epilog zyrtar se me cilin do të lidh partneritet BDI-ja, kjo Lëvizje nuk do të flet. Por, kujton një parim të saj! “Ne edhe ne të kaluarën e kemi thëne se ne nuk do të bashkëpunojmë me njerëz të inkriminuar dhe me ata të cilët janë kundër Prokurorisë Speciale Publike. Ne si Lëvizje BESA do të ju përmbahemi parimeve për të cilët jemi zotuar duke mbrojtur interesin tonë politik dhe kombëtar, duke mos bashkëpunuar me këtë lidership të VMRO-së”, thotë Besa, për TV21. Aleanca për Shqiptarët sipas Flakron Bexhetit, nuk dëshiron të komentojë situata “hipotetike” nëse LSDM-ja i përmbush kushtet e BDI-së. Por, siç tha ai për TV21, “përderisa ta kuptojmë vendimin politik të BDI-s më tutje, ne do të parashtrojmë këto analiza në subjektin tonë politik dhe do të kemi një vendim rreth kësaj çështje.”/21Media