Shteti ka siguruar 130 milion euro të cilat mundet të përdoren për tejkalimin e krizës energjetike, informoi ministri i financave Fatmir Besimi. Ai tha se pret që në gjysmen e dytë të vitit të stabilizohet situata me krizën energjetike dhe me çmimet. Besimi informoi se nuk do të ketë rritje të taksave.
“Nuk do të ketë tatime për krizën energjetike, 100 milion në vitin 2021 janë dhënë për EMV-në. Në vitin 2022 që prej në janar 10 milion euro do të transferohen për EMV-në si kapitalizim. 30 milion euro do të mundet EMV-ja apo ndonjë kompani tjetër energjetike ti shfrytëzoj për program për zhvillim të gjelbërt. 90 milion euro shtesë ka siguruar shteti për masa anti-krizë kundër covid19, përfshi këtu edhe krizën energjetike. Ato janë gjithsej 130 milion euro, të cilat i ka për momentinnë buxhetin e vitit 2022.”, tha Fatmir Besimi, ministër i financave.