Big Basta dhë Vesa Luma pas një kohe të gjatë larg njëri-tjetrit më në fund u bashkuan dhe vazhduan jetën e tyre së bashku me djalin, Lian, në Zelandën e Re.

Vesa është kujdesur vazhdimisht që t’i njoh fansat me jetën e re që po bën në Zelandë. Vazhdimisht ajo poston foto nga shtëpia e tyre e re, nga pushimet që po shijon së bashku me familjen, madje së fundmi na ka treguar edhe punën me të cilën po merret aktualisht.

Në postimet e fundit në “Instagram” Vesa u ka treguar të gjithëve se ajo dhe Big Basta nuk kanë hequr dorë nga muzika. Çifti shihet në një studio muzikore, duke treguar se ndonëse në emigrim, ata vijojnë profesionet e tyre të mëparshme.