Fotot dhe historia e dhimbshme për të humbur peshë, problemet shëndetësore që i rrezikuan seriozisht shëndetin, u bënë shumë shpejt virale dhe u komentuan gjerësisht në rrjetet sociale. Por këngëtarja e njohur Big Mama e ka hedhur gjithçka pas krahëve dhe tani është në formë të shkëlqyer.

Pasi iu nënshtrua një ndërhyrjeje për të zvogëluar lukthin dhe ndërhyrjeve për të hequr dhjamin, problemet nuk përfunduan. Në një rrëfim për mediat të pak kohëve më parë, ajo tha se i është dashur t’u nënshtrohet ndërhyrjeve për të mos rrezikuar jetën: “Kam qenë në një klinikë kirurgjike në Turqi, ku kam operuar lukthin, domethënë e kam zvogëluar. Gjatë analizave, mjekët kanë konstatuar se duhet të heq edhe tëmthin, për shkak se rrezikoja shumë. Dhjami më kishte mbërthyer të gjithë mushkëritë dhe më është dashur të pastrohem, gjithashtu, për dy javë kam humbur 9 kilogramë”, – ka thënë ajo.

 

Ndërsa sot, Big Mama ka postuar një foto nga Brukseli ku ndodhet për të festuar nesër pavarësinë e Kosovës: “Gati për nesër. Unë mbërrita këtu…” – shkruan ajo nga Brukseli. Tani, ka edhe një arsye më shumë për të festuar.