Lideri i Lëvizjes ‘Besa” Bilall Kasami, tashmë ka thyer çdo “tabu” të krijuar përmes qëndrimeve publike të kësaj partie, kinse këto nuk takohen dhe nuk ulen bashkë me persona të përmendur nga PSP-ja si është Ali Ahmeti. Pas takimit të sotëm në Kosovë me presidentin Hashim Thaci, Bilall Kasami jo vetëm që është takuar me Ali Ahmetin, por më pas është ulur përkrah tij për të drekuar në tryezën e shtruar nga Hashim Thaçi ku morën pjesë edhe Ziadin Sela, ministri i jashtëm i Kosovës dhe ambasadori i Kosovës në Shkup 2-57

Pas takimit në Tiranë ky është një takim tjetër i Bilall Kasamit me Ali Ahmetin, ndërsa sipas asaj shpesh shfaqet në rrjetet sociale përfaqësues të lartë të lëvizjes “Besa” janë prezent në fotografi të ndryshme me krerët e BDI-së në organizime të ndryshme para zgjedhjeve.

Në këtë mënyrë deklarimet se mos pjesmarrja në bisedimet e përbashkëta është motivuar nga prezenca eAli Ahmetit dhe të dyshuarve nga PSP-ja, duket qartë si një arsyetim politik dhe aspak i sinqertë!