Sot, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami në selinë e Lëvizjes në Shkup, ka realizuar një takim me kryetarin e PPD-së, Faton Aliti.

  1. Në këtë takim u bashkëbisedua për situatat aktuale politike në Maqedoni, kurse BESA dhe PPD si anëtare të Këshillit Opozitar, kanë mbetur në qëndrimin e përbashkët se bashkërendimi i forcave opozitare duhet të realizohet, që më pas e keqja e shqiptarëve e identifikuar me keqqeverisjen totale të BDI-së të bie më shpejt.

Të dyja palët u dakorduan që takime të këtilla miqësore të ketë edhe në të ardhmen me qëllim të koordinimit të politikave që kanë të bëjnë me interesin shqiptar në Maqedoni.  

Shkup, 24.05.2016                                                     Lëvizja BESA – Shkup