Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani ka deklaruar për “Telma” se kjo parti ka iniciuar takim liderësh për të gjetur zgjidhje të krizës politike, raporton Fakte. VMRO është shprehur e përmbajtur ndërsa LSDM opozitare nuk pranon asnjë lloj takimi liderësh pa tërheqjen e faljes së Ivanovit dhe marrëveshjes për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Osmani gjithashtu është shprehur se qeveria teknike me ministrat e LSDM-së ka pasur shumë pengesa në funksionim, ndërsa aktualja mes VMRO-së dhe BDI-së funksionon pa asnjë pengesë tani dhe është e përkushtuar në përcaktimet e saj. Ai nuk tregoi saktë nëse Nikolla Gruevski do të rikthehet në postin e Kryeministrit të vendit.

©FOL