Në emisionin Click Plus tv 21 ku mysafir ishte Kryetari i Lëvizjes Besa z.Bilalll Kasami, në asnjë moment nuk arriti të përgjigjej qartë në pyetjen e moderatores dhe analistëve të pranishëm, se çka nënkupton Ridefininimi dhe si do bëhet ai?

Ai gjatë tërë emisionit më shumë dha konstatime të përgjithshme dhe të njohura tashmë rreth krizës politike në vend, se sa të sqarojë Platformën Politike të Lëvizjes Besa e që është Ridefinimi.

Ishte i kot edhe tentimi i përsëritur disa herë nga Visar Ademi që të kuptohet diçka më shumë rreth kësaj Platforme. Parashtrohet pyetja kush më mirë se Bilall Kasami mund ta sqarojë opinionin publik rreth RIDEFINIMIT dhe ta definojë atë si alternativë për shqiptarët ?…