Sekretari  i përgjithshëm VMRO-DPMNE-së, Emil Dimitriev, i cili do të zëvendësoj Nikolla Gruevskin në postin e kryeministrit, i cili dje paralajmëroi dorëheqje të kushtëzuar (dorëheqja e tij do të vlejë 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, kurdo që të mbahen ato) ka lindur në Probishtip më vitin 1979.

Sipas biografisë së tij, Dimitriev ka diplomuar në fakultetin filozofik në Shkup në Institutin për Sociologji, ndërsa studimet Postdiplomike po ashtu i ka kryer në Fakultetin Filozofik në Shkup në Institutin për Sociologji. Në vitin 2011 është zgjedhur për deputetë në Kuvendin e Maqedonisë, ndërsa në të njëjtin vit është propozuar për zëvendës ministër në Ministrin për mbrojtje, funksion që e ka kryer nga viti 2008.

Më parë ka punuar në “HC Zletova” ku ka qenë udhëheqës i sektorit të përgjithshëm, ndërsa më parë ka qenë koordinator i grupit të këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së në këshillin e Komunës Probishtip. Në biografinë e tij qëndron se posedon shkathtësi kompjuterike dhe se flet mirë gjuhën angleze, ndërsa hobi i tij është gjuetia

Emil-Dimitriev-480x323