zarko lukovski telekom

Drejtori aktual i Makedonski Telekom, Zharko Lukovski dhe ndihmës ministri në MPB për telekomunikime dhe informatikë, Nebojsha Stajkoviq kanë qenë pjesë e pronarëve të firmës misterioze “Eksiko”, zbulon BIRN.

BIRN nga Regjistri qendror e nxori komplet dokumentacionin për këtë firmë e cila me vite kishte pronar që ishin enigmë, pasi që u fshehën në off-shore kompanitë me seli në Belize, SHBA dhe në Lugano.

Përveç Lukovski dhe Stajkoviq, në dokumente përmenden edhe emra të personave nga Cekia, të përfshirë në mënyrë indirekte me ish shefin e policisë së fshehtë, Sasho Mijalkov, firma të lidhura me biznesmenin Orce Kamcev, si dhe ndërmjetësues nga Lugano (Zvicër) dhe Nikozia (Qipro).

Gjatë viteve të fundit, pronësia e firmës me kapital off-shore “Eksiko” ishte e paditur, edhe pse kompania në vitet 2012 dhe 2013 gjendej në listën e kompanive sipas “Qendrës Euro Biznes” me fitim neto deri ne 9 milion euro në vit.