komuna e tetoves ahmet qazim

Komuna e Tetovës nuk ka paguar transportuesit që kanë bartur nxënësit dhe si pasojë të njejtit kanë ndërprerë shërbimin. Tani për të udhëtuar për në shkollë, nxënësit e Tetovës më ndryshe nga nxënësit e qyteteve lindore të Maqedonisë, duhet me mjetet e tyrë të paguajnë transport për të udhëtuar për në shkollë, transmeton Alsat-M. Kjo përbën një diskriminim të drejtëpërdrejtë që komuna po ua ushtron nxënësve shqiptarë të Tetovës.

Përgjegjësi i Sektorit për arsim në komunën e Tetovës Ahmed Qazimi, arsyetohet se bëhet fjalë për borxh të trashëguar, por harron faktin që kanë kaluar 3 vite prej kur është ndryshuar garnitura qeverisëse lokale në Komunën e Tetovës. Zyrtarisht Qazimi nuk tregon se për sa borxh bëhet fjalë, por Alsat-M mëson se borxhi arrin shumën prej 1 milion euro që Komuna ua ka borxh transportuesve. Nuk bëhet e ditur nëse Prokuroria ka ngritur padi penale për keqmenaxhim të institucionit, sikur që bëri për udhëheqësinë e NPK-së, të cilët para dy ditësh u dënuam me nga 3 vjet burg me kusht.

Nga ky keqmenaxhim i Komunës së Tetovës, vuan arsimi shqip dhe nxënësit shqiptar të cilët në pamundësi që të paguajnë transportin detyrohen që të mos ndjekin mësimin dhe të humbin hapin e zhvillimit akademik me moshatarët e tyre. / FOL