Grupet e punës të LSDM-së dhe Aleancës për Shqiptarët do të takohen sot për të shqyrtuar materialet për propozim-ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe. Nga LSDM-ja do të jenë nënkryetarja e partisë Radmilla Shekerinska, sekretari i përgjithshëm Oliver Spasovski dhe Renata Deskoska. Kurse nga Aleanca për Shqiptarët në takimin e punës do të marrë pjesë Arben Taravari dhe përfaqësues të tjerë. Takimi, siç njoftojnë nga partitë, do të fillojë në ora 15.00 në Aleksandër Palace.