Rezistenca e tregut energjetik gjatë pandemisë, harmonizimi i rregullores evropiane me ligjet e vendeve anëtare të Bashkësisë energjetike, integrimi i tregjeve energjetike me shumicë, janë një pjesë e temave në të cilat është diskutuar në mbledhjen e 45-të të Bordit të rregullatorëve të bashkësisë energjetike (ECRB) me të cilën ka kryesuar kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE) Marko Bislimovski.

Për vendet e rajonit është nga interesi strategjik të vazhdojnë me harmonizimin e ligjdhënies vendore me atë evropiane me qëllim të tregjeve energjetike të zhvillohen sipas rregullave të njejta në drejtim të krijimit të tregut të vetëm të energjisë në Evropë dhe të mundet në mënyrë të koordinuar të përgjigjet në gjendjen e jashtëzakonshme si pandemia, porositi Bislimovski, i cili nga viti i kaluar është zgjedhur kryetar i Bordit të rregullatorëve të Bashkësisë energjetike.

Përveç që jemi përballur me krizë shëndetësore, tregoi ai, ajo reflektohet po aq fuqishëm edhe ekonomikisht. Dhe ashtu çdo segment, ashtu edhe ai energjetik, në këtë periudhë ishte drejtuar para sfidës të përgjigjet në menaxhimin e sistemeve energjetike në gjendjen e jashtëzakonshme dhe të sigurojë dërgesë stabile dhe të sigurt të energjisë elektrike dhe ngrohëse, por edhe gazit dhe naftës. Të gjithë ne u përballëm me kufij të mbylur, qytetarët u izoluan në shtëpitë e tyre, kompanitë e mëdha dhe fabrikat përkohësisht u mbyllën – këto janë reflektime me rënie të konsumit të energjisë elektrike, gazit dhe naftës.

“Prodhimtaria e energjisë elektrike është optimizuar në pajtim me kërkesën e energjisë elektrike. Paralelisht depot u mbushën me naftë – një pjesë e prodhuesve në mënyrë praktike në një periudhë e japin naftën me çmime simbolike që të lirohen – sepse mbyllja e platformave, nuk ishte skenar në lojë për arsye rifillimi do të vlente shpenzime të cilat do t’i rrezikonin kompanitë e mëdha të naftës. Në gjendje të prodhimtarisë së përhershme e cila edhe pse ishte përshtatur, megjithatë ishte më e madhe se sa nevojitej sepse përnjëherë konsumi në mënyrë drastike u zvogëlua, ndërsa kjo sërish ka ndikuar çmimet e energjensave të shkojnë teposhtë. Gjigantët kanë luftuar për ruajtjen e vendeve të punës”, tha Bislimovski.

Sipas tij, që të ketë përgjigje të koordinuar dhe sistematike e domosdoshme është të vazhdohet me harmonizimin e ligjeve që të munden të gjitha vendet në mënyrë të organizuar të reagojnë sepse sistemet energjetike nuk janë vetëm për veten, por janë të lidhura.

Rregullatorët e të gjitha vendeve anëtare të Bashkësisë energjetike: Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Gjeorgjia, Kosova, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Ukraina janë pjesë e Bordit të rregullatorëve të bashkësisë energjetike, funksionimi i së cilës është në tre shtylla: pozita rregullatore të koordinuara për politikën energjetike, harmonizimi i rregullave rregullatore përmes kufijve dhe ndarja e njohurive dhe përvojave rregullatore.

Në dhjetor të vitit 2019, kryetari i Komisionit rregullator për energjetikë Marko Bislimovski, njëzëshëm ishte zgjedhur kryetar i Bordit të rregullatorëve të bashkësisë energjetike (Energy Community Regulatory Board – ECRB).