Edhe pse pushteti lokal i komunës së Çairit e paralajmëroi vite më parë, megjithatë Bit Pazari në Shkup assesi të vishet me pamje të re moderne. Ndërkohë edhe një premtim arriti nga kryetari i komunës Izet Mexhiti i cili thotë se është çështje ditësh se kur kjo do të ndodhë.

Megjithatë që në muajin gusht të vitit të kaluar, Mexhiti pati deklaruar se do të fillonte debati publik për pamjen e Bit Pazarit, ndërsa menjëherë pas edhe realizimi i projektit.

Ndryshe, investimi i tregut është i kompanisë “Skopski Pazar” në pronësinë e të cilës është toka, ndërsa ideja është në bashkëpunim me autoritetet lokale të komunës Çair të cilët paralajmëruan se objekti do të jetë montim e jo ndërtim i fortë, ndërsa mbi të duhet të ketë hapësirë parkingu për 240 makina. Por, edhe krahas paralajmërimeve të autoriteteve lokale, tani për tani në teren nuk ka kurrfarë paralajmërimi nga investitori privat./Alsat-m