Gjatë ditës së sotme, me rastin e festës së 28 nëntorit kryetari i Komunës së Zhelinës, zotëri Blerim Sejdiu, ka qëndruar në Tiranë me ftesë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, zotëri Ilir Metës. Bëerim Sejdiu bën pjesë në mesin e shumë politikanëve tjerë nga vendi dhe rajoni të ftuar nga Presidenti Ilir Meta për shënimin përvjetorit të 105 të pavarësisë së shtetit shqiptar.