Një avion i forcave ajrore nigeriane ka bombarduar gabimisht një kamp për personat e zhvendosur pranë Rann në veri-lindje, duke vrarë deri në 100 persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.

Nga sulmi mbetën të vrarë edhe gjashtë punonjës të kryqit të kuq.

Presidenti Muhammadu Buhari, ushtria e të cilit është duke luftuar militantët e Boko Haram, ka shprehur keqardhje.

Sulmi ka ndodhur në afërsi të kufirit me Kamerunin, ku ushtria është e angazhuar në atë që e quan shtytjen e tij përfundimtare kundër Boko Haram.