Bruksel, gjashtë të plagosur pas përplasjeve para ambasadës turke

Gjashtë persona u plagosën gjatë përplasjeve të dhunshme që ndodhën para konsullatës së Turqisë në Bruksel mes mbështetësve dhe kundërshtarëve të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, theksoi sot drejtësia belge.
“Pesë persona u arrestuan dhe do të merren në pyetje nga drejtësia”, theksoi prokuroria e Brukselit në një komunikatë.
Përplasjet ndodhën dje mes mbështetësve dhe kundërshtarëve të presidentit turk pranë ambasadës dhe konsullatës së Turqisë.