Ekipi i Bugattit në bashkëpunim me dizajnuesin e jahteve Palmer Johnson, kanë krijuar Bugatti Niniette 66, i cili është një super jaht luksoz e sportiv i limituar, i inspiruar nga Bugatti Chiron.

Bugatti Chiron çmimin fillestar e ka 2.6 milionë dollarë ndërsa ka 1500 kuaj fuqi, dhe mund të arrijë shpejtësinë maksimale prej 420 kilometra në orë.

Bugatti ka punuar me Palmer Johnson në projektin e jahteve që nga 2015-ta.

Tani Bugatti dhe Palmer Johnson kanë zbuluar rezultatin e tyre të bashkëpunimit, një super Jaht sportiv e luksoz, që arrin shpejtësinë maksimale prej 44 nyje (81 kilometra në orë).