Shefi i Diplomacisë britanike, Philip Hammond, në një deklaratë në lidhje me krizën politike në vend, tha se Maqedonia shënon rënie vitet e fundit kurse qëllimi i anëtarësimit në BE dhe NATO është plotësimi i nevojshëm i disa standardeve, transmeton Telegrafi Maqedoni.Për një vend si Maqedonia, trajektorja e të cilit është Evropa dhe NATO janë standarde të qarta që ne të gjithë presim të merren parasysh seriozisht. Në të gjitha vendet-aplikantë presim përmirësim më të mirë’, tha Hammond.

Sipas tij, rruga euroatlantike e vendit është e kërcënuar nëse kriza vazhdon të shënojë regres.Në rastin e Maqedonisë, në nëntë muajit e kaluar ose më shumë, ne pamë rënie. Ne duhet të jemi të qartë dhe të sinqertë me qytetarët e Maqedonisëmaqe se në qoftë se vazhdojmë ta shohim të njëjtën situatë, ata nuk do të përparojnë në bashkëpunim me BE dhe NATO. Ne duhet ta ndryshojmë këtë prirje dhe për tu kthyer në rrugën e duhur, përndryshe të gjitha përfitimet e BE-së dhe NATO-s do t’i humbasin’ paralajmëroi ministri britanik.

Paralajmërimet e tilla në lidhje me krizën politike, nuk është diçka e re kur është fjala për komunitetin ndërkombëtar. Presidenti Gjorge Ivanov është në shënjestër të vazhdueshme të kritikave nga faktori vendas dhe ndërkombëtar për shkak të faljes skandaloze të 56 njerëzve të cilat ai tha se është shumë e rëndësishme për të qetësuar tensionet përpara zgjedhje të pesë qershorit.

©FOL