Në një apel në prag të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare, zëdhënësi i BDI-së z. Bujar Osmani kërkon që të mos ketë përçarje mes shqiptarëve edhe përkundër asaj se shumëkush dëshiron që të ketë përçarje, informon Zhurnal.

”I kemi lutur sa e sa herë të bashkohen të gjithë bashkë kundër nesh, edhe të na fitonin ashtu bashkë nuk do brengoseshim vetëm e vetëm mos të humbin shqiptarët por nuk u bashkuan sepse e kanë për detyrë të përçajnë. E kanë për detyrë të na dobësojnë, por ti mos u bën pjesë e kësaj përçarje, mos lejo të digjen 50 mijë bota shqiptare, mos lejo të digjet vota jote, bëhu bashkë me fitimtarët, bëhu bashkë me ne”, apelon mes tjerave z. Osmani i cili thotë se tashmë nuk është koha për ndarje e përçarje.

”Këto nuk janë kohëra për ndarje dhe përçarje të shquptarëve, këto janë kohëra të jemi bashkë dhe të rrumbullaksojmë një mision historik për kombin tonë”, sqaron më tej Bujar Osmani.