Bëhet fjalë për “Miss Universe Albania 2014”, Zhaneta Bylberin, e cila ka dhënë një intervistë për VIP Magazine.

Bylberi ka folur rreth eksperiencës së saj si Miss si dhe takimit që pati me Donald Trump.

“Organizatorët e Miss Universe ishin më të mirët e sektorit dhe jam ndjerë shumë e mirëpritur edhe pse vija nga një vend i vogël si Shqipëria”, tha ajo duke shtuar se ka qenë kënaqësi ta takosh një burrë të pushtetshëm si Trumpi.

“Ishte kënaqësi të takoje një burrë të pushtetshëm por edhe kaq dashamirës dhe xhentil përpara të bukurës dhe inteligjencës, që ai më mirë se kushdo tjetër e njeh”, ka thënë ndër të tjerash Bylberi.