modelja turke

Merve Buyuksaraç e cila ka qenë miss Turqia, është dënuar për ofendim ndaj presidentit, pasi ajo kishte shpërndarë në Instagram një poezi satirike që citonte Erdoganin.

Modelja kishte thënë që i ishte dukur për të qeshur ajo poezi, prandaj e kishte shpërndarë në llogarinë e saj personale në Instagram, duke mos menduar se askush nuk do ta merrte me seriozitet poezinë. Me sa duket forcat e ministrisë së punëve të brendshme nuk lejojnë as talljen më të vogël kundër Presidentit Erdogan.