lube boshkovski

Sot është liruar Lube Boshkoski, i cili në burg ka qëndruar pesë vite, raporton Fokus. Boshkovski në vitin 2011 u dënua me 5 vije heqje lirie për mitëmarrje në akcionin “Kampanja”, kur si lider i një partie politike u akuzua se kishte marrë qindra mijëra euro në mënyrë joligjore. Të dielen mbushen pesë vite nga arrestimi i tij.

Ndryshe Lube Boshkovski është ish ministër i MPB-së në vitin e luftës 2001 dhe i vetmi i dënuar për krime lufte nga Maqedonia, nga Gjykata ndërkombëtare e Hagës, për krime ndaj civilëve shqipëtarë. Qeveria e Maqedonisë ndau mjete të konsiderueshme për mbrojtjen e Boshkovskit në Hagë, ndërsa pas kthimit në Maqedoni nga Haga, Gruevski dhe funksionarët tjerë e pritën si hero në aeroport. Pas formimit të partisë së tij dhe kundërshtimit të politikave qeveritare, ish shefi i DSK-së Mijallkov ishte lavdëruar se do e arrestonte, gjë që u bë publike vetëm pas publikimit të “bombave” të Zaevit.

Në koluare të caktuara Boshkovski ja bën llogaritë, kujt përpara Gruevskit apo Mijalkovit!

Nëse do të vërtetohet pafajësia e Boshkovskit, nuk dihet cilat do të jenë pasojat për ata që ia montuan rastin “Kampanja”!