Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar për ngjarjen tronditëse sot në Gjirokastër ku një 72-vjeçar i hodhi benzinë gruas së tij dhe vuri flakën.

Basha shkruan në “Twitter” se dhuna ndaj grave është një plagë e madhe sociale, ndërsa thekson se PD do të ndërmarrë hapa ligjorë konkretë për të frenuar këtë fenomen.

Basha:
Krim i tmerrshëm ai i ndodhur sot në Gjirokastër. Dhuna ndaj grave është një plagë e madhe sociale që kërkon një kurë të shpejtë, të thellë dhe gjithëpërfshirëse. Është e papranueshme që dhuna të jetë pjesë e përditshmërisë, sidomos për gratë dhe vajzat që jetojnë në kushtet e varfërisë dhe varësisë ekonomike. PD do të ndërmarrë hapa ligjorë konkretë për të forcuar mbrojtjen e nënave e vajzave dhe për të frenuar këtë fenomen që shkatërron familjet. /abcnews.al/