Rrobat që i kishte të veshura të enjten e 15 prillit 1999, ia kujtojnë ditën më të tmerrshme të jetës. Megjithatë, mbledh forcën dhe i vesh në përvjetorët e ditës kur forcat paramilitare e qëlluan me shtatë plumba.Rexhepi e di se shumëkush mund të habitet se si ka zemër, por kështu kujton si e fitoi luftën me vdekjen. Njëherësh thotë se përçon mesazhin te të gjithë – sidomos te rinia, ngulmon ai – që të mos harrohet e kaluara e afërt. Prej institucioneve i ka çuar duart kaherë.
Kosova ende nuk ka muze lufte. Rexhepi, 73 vjeç, po pret, është dëshpëruar edhe me prijësit aktualë, ish-komandantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjashtë plumbat që pas luftës ia nxorën amerikanët nga trupi i ruante në një shishe. Por një ditë ia humbi njëra prej të bijave që nuk po i duronte dot ato shenja tmerri./koha.net/