Kryebashkiaku i Selanikut, Janis Butaris gjatë vizitës në Shkup sërish e përdori emrin ‘Maqedoni’, duke emëruar vendin fqinj, komenton sot media greke, përcjell Fol.

Duke folur në gjuhën angleze para gazetarëve Butaris pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev, propozoi që takimi i ardhshëm i kryeministrave të vendeve të mbahet në Selanik, thekson media greke.

Përkujtojnë se Butaris edhe gjatë vizitës së vitit të kaluar e ka përdorur emrin ‘Maqedoni’ në një intervistë për një stacion televiziv.

Përndryshe, Butaris, dje qëndroi në Shkup dhe realizoi takim me kryeministrin Zaev, kryetarin e RM-së Gjorge Ivanov dhe diplomatin e vendit Nikolla Dimitrov. /Fol/