Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska, sot në Facebook ka njoftuar se me dorëheqjen e kryeminstrit Zoran Zaev i përfundon mandati gjithë lidershipit.

Duke e falënderuar Zaevin për besimin dhe mundësinë për të kontribuar në ndërtimin e një shoqërie për të gjithë, ajo shtoi se mbetet e përkushtuar në luftën për vlerat socialdemokratike.

“Gjatë dy viteve e gjysmë, së bashku me kryesinë e partisë, kemi punuar, jemi përkushtuar për t’iu përgjigjur të gjitha sfidave që kanë të bëjnë me përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve dhe statusit ndërkombëtar të vendit”, ka shkruar Carovska në Facebook.