Pas se një viti e gjysmë të gjatë periudhës së pandemisë , nga perspektiva e sotme mund të them se kriza shëndetësore ka përshpejtuar ndjeshëm procesin e digjitalizimit të arsimit dhe Republika e Maqedonisë së Veriut është krenare për rezultatet e arritura. Ne zbatojmë transformim gradual jo vetëm në fushën e mësimdhënies onlajn, por edhe në digjitalizimin e teksteve shkollore dhe shërbimeve në arsim.

“Është e qartë se digjitalizimi nuk është vetëm një trend, por një nevojë e madhe. ” Vendi i cili nuk investon në këtë proces, rrezikon të qëndrojë me vite në luftë dhe konkurrencë për kushte më të mira për jetesë të qytetarëve, në krahasim me vendet e tjera që i kushtojnë vëmendje këtij segmenti,” theksoi Carovska, duke shtuar se procesi i digjitalizimit të arsimit në Maqedoninë e Veriut do të intensifikohet edhe më tepër kryesisht në interes të nxënësve dhe studentëve.

Në fjalimin e saj në samit, Carovska tha se vitin e kaluar shkollor kishim mësimdhënie të suksesshme me model hibrid që përfshinte mësimdhënien online e cila shpërblehej vazhdimisht, duke e rritur cilësinë e saj në fund të vitit të kaluar shkollor.

“Në fund të vitit të kaluar shkollor, një studim gjithëpërfshirës nga UNICEF tregoi përparim të jashtëzakonshëm dhe ngritjen e kënaqësisë tek të gjithë nxënësit , dhe te palët e interesuara në mësimdhënien onlajn. Sipas hulumtimit të UNICEF -it, rreth 98% e mësimdhënësve mbajtën mësim interaktive onlajn, ndërsa 100% të nxënësve u përgjigjën se mësimi ishte sipas orarit të planifikuar , dhe 80% të numrit të përgjithshëm të prindërve / kujdestarëve të nxënësve shprehën kënaqësi me cilësinë e tij. Megjithatë, sipas ministrit, mësimi onlajn është vetëm një segment i procesit të digjitalizimit të arsimit. Në samit, Carovska theksoi se procesi i digjitalizimit kryhet në partneritet me Ministrinë e Shoqërisë së Informacionit dhe Administratës dhe mbështetjes së fortë nga MASH .

“Në periudhën përderisa zgjat pandemia, të digjitalizuar janë shumë nga shërbimet që i ofron Ministria e Arsimit dhe Shkencës, si aplikimi për bursa, për akomodim në konviktet e studentëve, për nostrifikimin e diplomave, për realizimin e sërë të drejtash të tjera në fushën e arsimit, për regjistrime në klasën e parë dhe të ngjashme”, tha Carovska.

Ministrja theksoi se përveç se janë digjitalizuar materialet për mësim, janë prokuruar pajisje tabletësh për nxënësit e klasave të katërta nga familjet e rrezikuara me nevojë sociale, ndërsa shkollat ku mungonin, i siguruam me tabela interaktive dhe pajisje të tjera të nevojshme. “Para asaj, krijuam platformë unike kombëtare për mësim në distancë,” informoi Carovska, duke shtuar se edhe pse në fillim, reforma has në rezistencë tek një pjesë e publikut, tani ndryshimet janë pranuar gjerësisht, sepse të gjithë e pranuan mesazhin për rëndësinë dhe vlerën e digjitalizimit.

Këtë vit samiti digjital fokusohet në katër tema – ekonomia digjitale; aftësitë dhe njohuritë dixhitale; infrastruktura digjitale dhe lidhshmëria; besueshmëria dhe siguria. Nga pjesëmarrësit pritet shkëmbimi i praktikave të mira, inkurajimi i zhvillimit dhe përmbushjen e agjendës digjitale, përcaktimin e drejtimeve të ardhshme dhe kërkimin e partneriteteve të mundshme me sektorin privat në kontekstin e procesit të transformimit digjital.