Bekim Rexhepi do të udhëheq komisionin për rrugën Tetovë-Prizren. Si rrjedhë e memorandumeve për bashkëpunim të nënshkruara nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, në lidhje me studimin fizibilit për rrugën Prizren-Tetovë dhe për tamponin e zonës Blacë, u formua Komisioni nga ana e Qeverisë së RMV, ku kryetar i Komisionit është propozuar zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi.