Në konferencën e përbashkët për shtyp, Raul Castro i kërkoi homologut të tij amerikan që t’i japë fund embargos dhe të rikthejë Guantanamon.

Castro mbrojti idenë se vendi i tij do të këtë një performancë më të mirë nëse merr një mbështjetje me të madhe nga SHBA, por bllokada aktuale e kufizon Kubën sipas tij.

Ndërsa Obama nga ana e tij,  tha se e ka kërkuar në Kongres heqjen e embargos, por i mëshoi faktit se Kuba duhet ta dëshmojë se e meriton të marrë një shpërblim të tillë.

Sipas shefit të Shtëpisë së Bardhë, e ardhmja e Kubës do të vendoset nga vetë kubanet. Përsa u përket të drejtave të njeriut Obama tha se nuk mund të ketë një shtet të suksesshëm në shekullin e 21, duke mos lejuar përdorimin e internetit për qytetarët e tij.

Përsa i përket trafikimit njerëzor dhe trafikut të drogës  në Kubë, shefi i Shtëpisë së Bardhë tha se veçanërisht në këto çështje Havana do të ketë mbështetjen e plotë të Uashingtonit.