Sokol Cikalleshi është sulmuesi kryesor i kombëtares shqiptare të futbollit në misionin Francë 2016.

Cikalleshi është një lojtar i cili njihet për forcën në ajër, intensitetin në vrapim dhe aftësitë e tij për të shënuar. I lindur në qytetin me tradita futbolli Kavajë, në 27 korrik të vitit 1990 Cikalleshi filloi të godasë për herë të parë topin në rrugicat qytetit të vogël, dhe më pas klubi i parë është Besa.

Debutimin e tij si profesionist me skuadrën e parë e bëri në moshën 17 vjeçare, në ndeshjen e javës së fundit të sezonit 2007-2008 kundër klubit rival Teuta.

Në sezonin tjetër ai u bë lojtar dhe titullar në formacion, gjatë kohës ku ai luante edhe për skuadrën U-19 të Besës. Ai gjithashtu ishte kapiten i skuadrës U-19 në kampionatin vendas në të njëjtin sezon. Gjatë sezonit 2009-2010, në vijim Cikalleshi u bë një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës së parë.

Me Besën e Kavajës, në total, Cikalleshi shënoi 18 gola në 56 performanca duke tërhequr vëmendjen e shumë klubeve brenda dhe jashtë vendit.

Në vitin 2011 shkon huazim te Skënderbeu ku aktivizohet katër herë pa gjetur rrjetën, me vonë, prap, huazim te Tirana, gjithsej 13 ndeshje dhe 2 gola të shënuar.

Por në gusht të 2013-ës, Cikalleshi bashkohet me Kukësin në një marrëveshje një vjeçare. Debutimi premierë vjen më 4 Shtator 2013 në një ditë të keqe me humbjen 1-0 kundër klubit Superior të Lushnjes.

Sulmuesi shtatë-lartë shënoi golin e parë me klubin verior, Cikalleshi shënoi në fitoren shkatërrimtare 5-0 kundër Naftëtarit, ndeshje e vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Ai shënoi në katër ndeshje rresht, këtë herë kundër ish-skuadrës së tij, Tiranës, ku Kukësi fitoi me rezultatin 2-1.

Ai arriti kuotën e 22 golave të shënuar me Kukësin në sezonin 2013-2014.

Forma e shkëlqyer dhe potenca e tij bëri që ai të thirrej për herë të parë në kombëtare nga trajneri Gianni De Biasi për ndeshjet miqësore kundër Rumanisë, Hungarisë dhe San Marinos.

Të gjitha bashkë, shfaqën një Cikallesh ndryshe. Transferimi jashtë Shqipërisë për Cikën dukej i pashmangshëm.

Futbolli kroat vjen me një ofertë konkrete dhe RNK Split ishte pista e kavajasit. Më 31 Korrik 2014, Cikalleshi la Shqipërinë p ër t’u transferuar te klubi kroat për 100 mijë euro, duke firmosur një kontratë tre vjeçare.

Ai shënoi golin e parë me klubin më 19 gusht 2014 kundër NK Hrvace, në një ndeshje të vlefshme për Kupën e Kroacisë. Pas kësaj, ai shënoi një dy-golësh në barazimin 2-2 kundër NK Lokomotiva.

Cikalleshi vazhdoi formën e tij të mirë me RNK Split duke shënuar gol rregullisht, dhe në total 27 ndeshje realizon dhjetë gola të shënuar.

Menaxherët afrohen me shpejtësi në Kroaci për shqiptarin. Kampionati turk shfaqet në horizont, Istambul Bahsaksehir është skuadra e re.

1.8 milionë euro shkojnë për llogari të klubit kroat dhe Cika siguron një kontratë të majme personale.

Cikalleshi tashmë vlen më shumë në bursën e futbollit, shkruan Oranews.

Dhe golat vijnë në 22 ndeshje shënon 8 gola, dhe Cikalleshi sërish një futbollist i rëndësishëm, megjithëse konkurenca në ekip është shumë e madhe.

Në kombëtaren, më 31 maj në humbjen 1-0 kundër Rumanisë, ku ai luajti 45 minuta dhe u zëvendësua në fillim të pjesës së dytë. Pas ndeshjes, Cikalleshi realizoi një “ëndërr” duke e kthyer në realitet me debutimin me kombëtaren në kombëtaren kuqezi.

Gjatë eliminatorëve, Cikalleshi është një lojtar bazik, por pa shans. Shtyllat për të u kthyen në një ide emone.

Por goli i parë vjen në miqësoren me Gjeorgjinë, dhe realizimi ishte thjesht spektakolar. Ai është në listën e futbollistëve që trajneri Xhani De Biasi po projekton për në kampionatin evropian Francë 2016.

Mbase në Francë shtyllat do të zëvendësohen me gola… Të presim.

cikaleshi