Sot shteti është çuar nga karroca e invalidëve ku kishte kohë që ishte ulur.
Dukej se Maqedoninë e kishte pushtuar paraliza e përhershme, por mbrëmë zor se ka njeri të mos ketë foejtur nëse ka flejtur pa imazhet e tmerrshme të Ziadin Selës të mbuluar nga gjaku që bën xhiron e botës apo dorën kafshërore që shkulte flokët e Radmilla Sheqerinkës, ballin e gjakosur të Zaevit dhe këmishën e tij të ngjyrosur po kuq, e mbi të gjitha Parlamentin të lënë në mllefin kriminal të 2000 të Çmendurëve Kriminelë.
Askush nuk mund të zhduk lehtë nga memoria audio-vizive gratë deputete se si zbrisnin nga lozhat e epërme parlamentare nën panikun e sulmit, e se si grupe të të 2000-ve pushtonin sallat e Parlamentit duke nxjerrë dufin dhe mllefin si Histerik në fazë krize!
Askush nuk mund të fshi pamjet e gazetarëve që raportonin mes ulërimash, grushtash, brohoritjeve frenetike të Çmendurisë së 27 prillit 2017.
Gazetarja e televizionit Alsat deklaronte në lidhje direkte se si situata po përshkallëzohej, duke thënë se si ajo vet ishte tërhequr zvarrë nga një prej protestuesëve, e megjithatë ajo nuk ikte nga vendi i punës, tashmë kthyer në një front lufte…e pambrojtur nga shteti, me 2000 të çmendurit që kërcënonin fort sigurinë e saj, ajo dhe dhjetra gazetarë dhe operatorë, ishin mbrëmë Prova e Trimërisë, dëshmia pse Liria Triumfoi.
Mirëpo ka një grup që jo vetëm nuk do ti harroj përjetë ato pamje, por do jetë i traumatizuar gjithnjë nga skenat e tmerrshme që pa gjithë bota…ata janë familjarët e të dhunuarëve…janë miqtë e tyre…
Si mjek edhe si bab nuk e di se si mund të jetë ndjerë Dea, vajza 11 vjeçare e Ziadinit, kur ka pa fytyrën e gjakosur të babës, kur ka dëgju që baba edhe mund të ketë pasoja…
E di se si jam ndjerë unë kur shoku im u duk i gjakosur në një foto që për hir të së vërtetës ka qënë provikimi dhe paralelisht vetpërmbajtja më e madhe që kam ndjerë ndonjëherë, dhe jo vetëm unë, jo vetëm anëtarët apo votuesit e LR-PDSH-së, por për çdo shqiptar kudo që është, Ziadin Sela ishte djali që po sakrifikohej nga Fati në emër të një Çështje Madhore!
Kockat e tij u goditën dhe madje dhe u thyen, por Europa dhe Shtetet e Bashkuara, patën një provë të dhimbshme të Çmendurisë sllavike!
Imagjinoni t’ju shohin fëmijët nga ekranet televizive që jeni rrahur e luftoni për jetën…
Imagjinoni familjarët e gazetares së Tv Alsat që deklaronte se e kishin tërhequr zvarrë…
Ka vetëm një përgjigje për këtë punë: Ju lumtë Shqiptarë! Megjithëse mbrëmë 2000 të Çmendurit në një krizë histerike rrezikuan jetën e njerëzëve tanë, kërcënuan kodet e lashta kanunore të shqiptarit duke prekur femra, shokuan fëmijë e pleq, ne treguam që jemi Fisnikë dhe Trima dhe nuk merremi me 2000 të çmendurit!
Heroizëm është ta shmangësh luftën dhe jo ta nisësh atë, dhe Shqiptarët kanë qënë Heronjtë e mbrëmshëm…
Kanë qënë Gazetarët!
Kanë qënë Punonjësit e Parlamentit!
Kanë qënë ata Policë të Paktë të cilët ishin në detyrë dhe atëherë ku një Ministri e tërë nuk po i bindej urdhrit duke braktisur shtetin dhe popullin!
Ishin Deputetët të cilët u rrahën barbarisht nga 2000 të çmendurit…
Ishin ato zonja dhe zotërinj të cilët nga Ligjvënës u kthyen papritur në Krimpësues!
Pse?!
Të gjithë e dimë Pse!
Se Gruevski dhe regjimi i tij mbaroi, kapitulloi, mori fund, kaq ishte!
Të hapen burgjet dhe spitalet psikiatrikë për 2000 të Çmendurit dhe Udhëheqësit e tyre që nëse ne të gjithë kishim një natë të tmerrshme mbrëmë, ata sigurisht që e kanë pas Më Të Tmerrshmen dhe ky është vetëm fillimi i demolimit që i pret!
Sot Maqedonia duket se po lëviz, dielli shikon nga lart këtë shtetvogël zhurmëmadh, dhe duket sikur thotë: ata janë pak, janë vetëm 2000 të çmendur, 2000 Frikacakë të Çmendur…

ARBEN TARAVARI