Ballina Lajme Bota CIA dhe FBI: Putin ka urdhëruar hakimin për të ndihmuar Trump

CIA dhe FBI: Putin ka urdhëruar hakimin për të ndihmuar Trump

Presidenti rus Vladimir Putin direkt ka urdhëruar fushatë që kishte për synim ndikimin e drejtpërdrejt në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së në favor të presidentit të zgjedhur Donald Trump, thuhet në një raport të paklasifikuar të inteligjencës të premten, raporton Anadolu Agency (AA).

CIA dhe FBI janë shumë të bindura në vlerësimet e tyre, ndërsa NSA “është më e matur”, thuhet në raport.

“Ne vlerësojmë se Putin, këshilltarët e tij dhe qeveria ruse ka mbajtur preferencë të qartë për Presidentin e zgjedhur Trump përkundër Sekretares Clinton”, thuhet në raportin 23 faqesh.

Departamenti i Sigurisë Kombëtare ka vlerësuar se Rusia nuk kishte synim sistemet e numërimit, por ajo kishte qasje në këshillat zgjedhore shtetërore dhe lokale.

Drejtoria kryesore e inteligjencës ruse, GRU, përmes personave online Guccifer 2.0, DCleaks.com dhe WikiLeaks kanë publikuar të dhënat e siguruara përmes spiunazhit kibernetik, thuhet në raportit.

Përveç fushatës kibernetike, raporti konstaton se Kremlini ka përdorur aparatin mediatik shtetëror, RT, dhe karremet e saj të paguar “si pjesë e ndikimit të saj në orvatjet për të denigruar” Clinton.
“Qasja e Moskës është zhvilluar gjatë kursit të fushatës, duke u bazuar në njohuritë e Rusisë të perspektivave elektorale të dy kandidatëve kryesorë. Kur Moska kuptoi se Sekretarja Clinton kishte mundësi për të fituar zgjedhjet, fushata ruse e ndikimit filloi të përqendrohet më shumë në sabotimin e saj”, thuhet në raport.
Rezultatet u publikuan vetëm disa orë pasi Trump u informua mbi ta në kullën që mbanë emrin e tij në Manhattan.
Presidenti i zgjedhur në një deklaratë pas takimit ka pranuar se Rusia dhe të tjerët janë përpjekur që të hakojnë Komitetin Kombëtar Demokratik (DNC), por përpjekjet e tyre “absolutisht nuk kishin asnjë efekt” në rezultatet e votave.
Po ashtu edhe kreu i fushatës së Clinton, John Podesta, rreth hakimeve në DNC pati demaskuar detaje të pahijshme të organizatës gjoja neutrale e cila ka komplotuar në favor të Clinton kundër populistit Bernie Sanders për të fituar nominimin e Partisë Demokratike për president.