Cigaret elektronike shkaktojnë dëme në mushkëri njëjtë si produktet e duhanit, është thënë në një studim të realizuar së fundmi.

Studiues nga Universiteti i Karolinës së Veriut Chapel Hill kanë krahasuar me mostrat e pështymen nga duhanpirësit, ata që konsumojnë cigare elektronike dhe ata që nuk e konsumojnë duhanin.

Të gjeturat kane treguar që përdoruesit e cigareve elektronike mund të zhvillojnë proteina të rrezikshme që lidhen me sëmundjet e mushkërive siç janë COPD dhe fibroza cistike.

Tutje është thënë që këto pajisje nuk janë më të mira krahasuar me produktet e duhanit.