1

fillimi

 

2

 

3

 

 

4

6

 

8

9

10

7

Shpëtim Pollozhani: Të futemi në parlament dhe të ua marrim mandatet atyre që kanë harruar t’ju shërbejnë shqiptarëve

16:11 -Shkup, 22 prill – “Përfaqësues shqiptarë janë impotent dhe të paaftë për të mbrojtur interesat shqiptare:.

Në këtë shtëpi këtu përballë nesh, janë disa përfaqësues shqiptar impotent dhe të paaftë për të mbrojtur interesat shqiptare. Të mos e përsërisim këtë gabim në të ardhmen, të bashkohemi. Do ti kisha lutur të gjithë, ata që janë të pranishëm edhe ata që nuk janë këtu, rradhës tjetër të bashkur sikur një grusht, të futemi në parlament dhe të ua marrim mandatet atyre që kanë harruar t’ju shërbejnë shqiptarëve – ka përfunduar kryetari i shoqatës së të burgosurve dhe të persekutuarve politik shqiptar në Maqedoni.

Bedri Hajdari: Nuk jemi ardhacak, këto janë trojet tona

16:01 -Shkup, 22 prill – “Unë po e përkujtoj se edhe ky rast është një montim i pastër. Ne nuk jemi ardhacak, këto janë trojet tona.

Dëshirojmë barabarsi dhe jo torturë dhe burgje për shqiptarët. Gjithë e dimë rastin Monstra, gjithë e dimë se si janë montuar shqiptarët në këtë rast. Pikërisht për kete jam edhe këtu dhe ju falemnderoj për përkrahjen masive që po na jepni”, tha Hajdari, kryetar i këshillit për mbrojtje të shqiptarëve të pafajshëm të rastit “Monstra”.

Veseli: Kërkojmë barazi të plotë

15:51 –

Shkup, 22 prill – Kryetari i RDK-së Vesel Mehmeti, para protestuesve të sodit tha se “maqedonasit duhet urgjentisht të nënshkruhet një kontratë  të re me shqiptarët e maqedonisë, me qëllim që të ndalet diskriminimi i cili ka qenë prezenta gjat 25 vitet e fundit në Maqedoni”.

Sipas Veselit shqiptarët mjaft më kanë qenë të diskriminuar nga Maqedonasit, andaj është koha për një kontrat e re, me të cilën shqiptarët do të ndiheshin të barabartë me maqedonasit.

Fjalimi i Selës para protestuesve: Kërkojmë shtet binacinal dhe zyrtarzim të gjuhës Shqipe

15:44 –

Shkup, 22 prill – Kryetari i LR-PDSH-së Zijadin Sela, tha se protestat e sodit organizohet me qëllim për të kthyer demokracinë e vërtet. Sipas tij shqiptarët protestojnë që Maqedonin të shëndrohet në vend binacional, gjuha shqipe të zyrtarizohet në gjith vendin dhe të zbatojn të drejtat tjera që ju takojnë.

Ai para protestuesve u shpreh se cdoher do të protestoj për të kërkuar hisen e shqiptarëve në Maqedoni, dhe po ashtu do ta kërkoj hisen e tyre kur në parlament do ta përfaqsojnë popullin e vet, përfaqsuesit e vërtetë. Sela tha se protesatat e sodit janë vetëm një fillim që ka nisur, dhe xhdo her do të protestohet për ta ndalur të keqën dhe diskriminimin ndaj shqiptarëve shkruan ZHURNAL.

Live: Protestuesit aritën afër parlamentit, brohoritet “GRUEVSKI MAFIJOZ”