Shkruan Shefik Duraku (udhëheqës i departmentit për informim pranë Aleancës për Shqiptarët)

Janë tre skenarë të mundshëm që mundë të ndodhin në Maqedoni në një situat kur gjendemi para një vendimi historik që ka implikime politike dhe të sigurisë jo vetëm në Maqedoni por edhe në rajon,pse jo edhe më gjërë.
Vizitat e personaliteteve të larta nga vendet me ndikim por dhe fuqi botërore janë një sinjal i qart se rajoni është para një sfide të vërtet dhe me shumë ndikim për të ardhmen jo vetëm të Maqedonisë por edhe të rajonit.

Deklarata e ish-sekretarit gjeneral të NATO-s Wesli Klark se ,,Ballkani gjendet mbi pllakën tektonike të njerzimit” është sinjal i qartë se diçka po lëviz në Gadishullin Ilirik.

Skenari i parë:

Referendumi i sukseshëm më 30 shtator do të ishte varianti i dëshiruar nga të gjithë ose s’paku nga SHBA dhe EU që janë partnerët kryesorë dhe sponzorizuesit kryesor jo vetëm të politikës por dhe të ekonomisë së Maqedonisë dhe Rajonit.
Pas referendumit të sukseshëm fillon procedura për ndryshime kushtetuese dhe kjo mundë ti sjellë shum kokçarje Kryeministrit Zaev për shkak të mungesës së numrave të nevojshëm prej 81 deputetëve për të ndryshuar Kushtetutën dhe kjo duhet të mbarojnë deri në fund të vitit.
Në një situatë të këtillë,me një referendum të sukseshëm dhe me një mbështetje të gjërë ndërkombtare Kryeministri Zaev do të mendonte seriozisht për zgjedhje të parakohshme parlamentare të cilat do të mbaheshin menjëher pas Referendumit me qëllim që të sigurohet një shumicë më e madhe parlamentare që Zaev bashk me gjith partit politike shqiptare të siguroj mbi 82 vende në Kuvendë.

Skenari i dytë:

Referendumi del i sukseshëm por nuk arrihet cenzusi i nevojshëm prej 50% + 1 por nga dalja shumica apsolute deklarohen PRO dhe kjo merret si aprovim nga ana e qytetarëve dhe meqë referendumi nuk është obligativ por konsultativ beteja politike për sigurim të 81 votave vazhdon në Kuvendë por kjo do të ishte e vështirë sepse mos arritja e cenzusit do të trimeronte opozitën dhe do të ishte argument i fortë që opozita të kërkoj dorheqjen e Zaevit.

Në këtë rastë roli i BDI-së do të ishte i rëndësishëm sepse egziston mundësia që përmes BDI-së të kthehet VMRO-ja në pushtet edhe pa zgjedhje sepse numrat e lejojnë këtë me kusht që BDI -ja të ndryshoj partnerin e koalicionit dhe të bëj shumicë të re parlamemtare me VMRO-në.
Në këtë rastë roli i Aleancës për Shqiptarët si parti e vetme shqiptare në opozitë do të ishte faktori determinues i zhvillimeve siç ishte më 27 prill kur u ndryshua kursi i vendit dhe u kthye vendi në binarët e Europës.

Skenari i tretë:

Dështim total i referendumit do të thot fundi i karierës politike të Zaevit dhe zgjedhje të menjëhershme parlamentare që do të shkaktonte një ndarje etnike të vendit mes maqedonasve dhe shqiptarëve,do të fillonte izolimi nga vendet antare të NATO-s dhe BE-së dhe kjo do të shaktonte ndoshta edhe trazira sepse Shqiptarët s’do të kishin më mirkuptim për bashkqytetarët e tyre maqedonase dhe do të kërkoni rrugë tjeta alternative për të qenë pjesë e NATO-s dhe BE kjo do të thotë se askush s’mundë të parashikoj se si do zhvilloheshin ngajtjet më pas,sidomos kur në Kosovë kemi një situat të trazuar politike,në Bosnje gjithashtu kemi të bëjmë me një situat të brishtë politike me një Republika Serbska të pa definuar por dhe me një status-quo të Sanxhakut,në këtë rastë do të fillonte lëvizja e ,,Pllakës tektonike të njerzimit”.