Sezona e nxehtë verore veçse ka filluar për aktoren e mirënjohur Teuta Krasniqi, e padyshim ajo po i shijon bashkë me familjen e saj Adonisin dhe dy vajzat e saja.

E këtë e ka konifrmuar vetë Teuta përmes postimeve të fundit, ku duket të kalojnë kohë jashtëzakonisht të mirë sëbashku, shkruan Kosovarja.

Padyshim që vajzat e saja janë më të çmuarat e akotres, aq sa këtë nuk ngurron as edhe një moment ta shpreh, njejtë siç ka vepruar dhe së fundi. Imazhi i radhës shfaq përqafimin më të ngrohtë nënë e bijë, një dashuri që rrezëton plotë mirësi e sinqeritet.

Kujtojmë se Teuta Krasniqi ishte vazhdimisht pre e gjykimeve shkaku i ngjarjeve që u përfshi vitet e fundit, e të cilat duket t’i ketë kaluar më në fund duke gjetur qetësi shpirtërore pranë bashkëshortit e vajzave të saj.