Në një artikull të publikuar sot nga ana e redaksisë së Gazetës ditore LAJM, ishte shkruar që “Lëvizja BESA, RDK, UNITETI dhe PPD u bëjnë thirrje për pjesëmarrje në protesta”, është larguar emri i LR-PDSH-së dhe Ziadin Selës si mbështetës të protestës së organizuar me 9 Maj, me rastin e përvjetorit të ngjarjeve të Lagjes së Trimave në Kumanovë dhe ditës së Europës. Ndërkohë që opinioni publik ishte dëshmitar që LR-PDSH-ja publikisht informoi mediat se do ti bashkangjitet drejtpërdrejt organizimit të protestës së 9 Majit, për shkak të gjendjes së rëndë në të cilën ndodhen shqiptarët e Maqedonisë dhe artikulimit të interesave kombëtare shqiptare. Ngelet të meret vesh se kush qëndron pas urrejtjes patologjike të redaksisë së gazetës LAJM, a është redaksia vetë, apo është djali i Kim Mehmetit, Semi Mehmeti, i cili shpeshherë shkruan shpifje të këtilla edhe në portalin e familjes Mehmeti, të cilin familja Mehmeti e përdorin për të qorruar hesapet me personat që janë të padëshirueshëm për ta dhe për politikën “bashkim-vllazërim” me maqedonasit.

©fol.mk