Çmimet Grammy shtyhen për shkak të Covid-19: Ja kur do të mbahet ceremonia

“Grammy Awards 2020” janë shtyrë për shkak të shqetësimeve për koronavirusin.

Një nga ceremonitë më të rëndësishme të ndarjes së çmimeve në industrinë muzikore, do të zhvillohej në 31 janar.

Eventi tani do të mbahet në 14 mars, për shkak të rritjes së numrit të infeksioneve në Los Angeles dhe Kaliforni.

Beyonce, Taylor Swift dhe Dua Lipa kryesonin nominimet për çmimet e këtyre viteve, të cilat u njoftuan në nëntor.

“Asgjë nuk është më e rëndësishme sesa shëndeti dhe siguria e të gjithë njerëzve në komunitetin tonë muzikor dhe qindra njerëzve që punojnë pa u lodhur në prodhimin e shfaqjes”, tha në një deklaratë Akademia e Regjistrimit, qe drejton Grammy-t”

“Pas bisedimeve me ekspertë të shëndetit, vendosëm për ta shtyrë Grammy-n e 63-të në 14 mars, 2021.”

Data e re e çmimeve Grammy përplaset me çmimet e “Screen Actor Guild”. Sindikata e aktorëve tha se ishte “jashtëzakonisht e zhgënjyer” nga konflikti i planifikimit.

“Ne e njoftuam këtë datë që në korrikun e kaluar për t’i dhënë mundësinë gjithë shfaqjeve të tjera me ndarje çmimesh, të zgjidhnin mes më shumë datave. Presim të njëjtën konsideratë nga gjithë organizatat që janë si ne, në gjithë industrinë.”

Edhe ceremoni të tjera të mëdha, përfshirë Oscars, Golden Globes dhe Brit Awards janë shtyrë.